Momenti i tmerrshëm kur vetura model e vitit 2021 kaplohet në zjarr

Genesis G80 i ri është një nga sedanët më të bukur, i cili ka arritur nivel përsosjeje dhe luksi.

Megjithatë, një pronar që e ka blerë modelin më të ri nga firma amerikane për prodhimin e makinave është përballur me një situatë të vështirë. Gensis G80 model i 2021-ës në pronësi të tij është vënë në flakë, shkruan Car Buzz.

Vozitësi, sipas mediumit, e kishte vozitur makinën për vetëm një muaj. Ai po e ngiste automjetin në një autostradë të Koresë së Jugut, teksa makina papritmas goditi një objekt të rrëzuar në mes të korsisë.

 

Sipas voztësit dhe evidencave fotografike, objekti që shkaktoi aksidentin ishte pjesë e sistemit të kamionëve të mesëm, të destinuar për pastrimin e ajrit.

Në fotografi shihet qartazi se modeli i ri i markës Genesis është përfshirë nga zjarri në pjesën e përparme.

Car Buzz bën me dije se flakët nuk ndodhën si rezultat i problemeve teknike të makinës. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme