Operacione kundër terrorizmit në Turqi, 543 të ndaluar

Si rezultat i një operacioni antiterror në Turqi, kundër organizatave terroriste PKK dhe DEASH, të paktën 543 persona janë ndaluar..

Sipas informacioneve të marra nga zyrtarët e Ministrisë turke të Punëve të Brendshme, thuhet se në saje të një operacioni kundër organizatës terroriste PKK/KCK, gjatë ditës së djeshme në 21 qytete të Turqisë, janë ndaluar 412 të dyshuar.

Të dyshuarit i janë dorëzuar institucioneve të drejtësisë për veprime të mëtejshme, ndërsa thuhet se gjatë operacionit janë sekuestruar një sasi e madhe armatimi, broshura të organizatës terroriste, eksploziv dhe municione.

Nga ana tjetër forcat turke të sigurisë bazuar në një hetim kundër organizatës terroriste DEASH, kanë zhvilluar në datat 6-12 prill operacione në 12 qytete të Turqisë ku janë ndaluar 131 persona të dyshuar.

Burimet e MPB-së kanë bërë me dije se gjatë këtyre operacioneve janë sekuestruar shumë armë, lëndë plasëse, municione dhe broshura propagandistike të DEASH-it./(AA)