Një aksident në punë është regjistruar pasditen e të martës, kur një 50-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga lartësia e një pallati në zonën e Astirit në Tiranë.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kasem Shima” rreth orës 17:00 të pasdites së të martës, ku 50-vjeçari me iniciale K.A. ka rënë nga kati i gjashtë i një pallati ku ishte duke punuar.
Njoftimi i policisë
Më datë 10.05.2022, rreth orës 16:55, në rrugën “Kasem Shima”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë i një banese ku ishte duke punuar, shtetasi K. A., 50 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./GSH



