Këngëtarja shqiptare Elsa Lila e arrestuar në 16 mars në Itali me akuzën për përfshirje në grup kriminal, është liruar ditën e sotme nga burgu.
Lajmi është konfirmuar nga daja i saj avokati Saimir Visha në Syri tv. Visha theksoi se ai ka drekuar gjatë ditës së sotme me Lilën dhe se ndaj saj kanë rënë të gjitha akuzat.
“Jam kthyer sot nga Italia. Kam drekuar me të. Janë pushuar të gjitha akuzat. E gjitha një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para. Kam qenë me të. Më vjen turp që bashkëpunëtorët tanë, kanë vjellur vrer për Elsën.”-tha Visha.
Kujtojmë se këngëtarja Elsa Lila u shoqërua nga autoritetet italiane pasi akuzohej si një person i përfshirë në një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës.
Mediat italiane kanë publikuar pamjet e arrestimit të këngëtares shqiptare Elsa Lila gjatë operacionit për goditjen e një grupi italo-shqiptar që merrej me trafik droge në Romë.
Në pamjet e publikuara ajo shfaqet me pallto të zezë dhe një kapuç rozë në kokë ndërsa policia italiane ka mbuluar fytyrën e saj për shkak se çështja është ende në fazë hetimi.
Elsa Lila kishte rolin e financieres së grupit kriminal prej 13 personash, nga të cilët deri më tani janë arrestuar vetëm 9./GSH
PAMJET NGA ARRESTIMI I ELSA LILËS:



