Pak orë para izolimit të dytë, qendra e Athinës pushtohet nga qytetarët, ja se çfarë po ndodh…

Skenat e kaosit mbizotërojnë në rrugët qendrore të Athinës në orët e fundit të lirisë, pasi të shtunën vendi do ti rikthehet izolimit të plotë, me qëllim frendimin e përhapjes së Covid 19 .

Siç shihet edhe në pamjet e publikuara nga protothema.gr, dhjetra qytetarë qendrojnë në radhë për të bërë blerjet e tyre, pas lajmërimit të bërë nga ana e kryeministrit Mitsotakis.

Mediat greke shkruajnë se pavarësisht uljeve të çmimeve në disa prej dyqaneve të shitjes me pakicë, shumë prej qytetarëve kanë hezituar që të bëjnë shpenzime të mëdha, për shkak të frikës që mund të gjenden pa para, dhe humbjen e vendeve të punës.

Siç shihet në foto pas mbylljes totale në restorante , kafene dhe bare, njerëzit janë ulur në tarraca dhe stolat për të pirë kafen e tyre, dhe pse jo për të shijuar orët e fundit të lirisë.

Shumica e njerëzve mbajnë maskat e tyre, të tjerë shihen që ti mbajnë ato të ulura, edhe pse në fakt është shumë që të flasësh për respektimin e distancave. Greqia do të hyjë në një mbyllje tre javore e ngjashme me atë të Marsit, me përjashtimin se shkollat fillore nuk do të mbyllen, dhe do të vazhdojnë mësimin fizikisht.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme