Parlamenti holandez i njeh si “gjenocid” veprimet e Turqisë ndaj armenëve

Parlamenti i Holandës i ka njohur si “gjenocid” pretendimet armene në lidhje me ngjarjet e vitit 1915, raporton Anadolu Agency (AA).

Hapi i parlamentit holandez erdhi pasi Joel Voordewind, deputeti i partisë së koalicionit qeveritar Unioni Kristian (CU), pas një debati që u zhvillua në lidhje me ngjarjet e vitit 1915, prezantoi një mocion për njohjen e pretendimeve armene si “gjenocid”.

Mocioni u pranua me 142 pro dhe 3 kundër. Vetëm Partia Denk e formuar nga turqit votoi kundër.

Krahas njohjes së pretendimeve armene, me shumicë dërrmuese u pranua po ashtu që Holanda të përfaqësohet në nivel ministror në ceremonitë përkujtimore që mbahen në kryeqytetin armen Erivan më 24 prill.

Vendimi nuk përputhet me protokollin qeveritar

Sipas protokollit qeveritar, për përkufizimin e gjenocideve nevojiten që përcaktuese të jenë gjykimet e gjykatave ndërkombëtare dhe rezultatet e qarta të hulumtimeve shkencore dhe gjetjeve të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Qeveria në Holandë vepron sipas Marrëveshjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Gjenocidit. Për këtë arsye, vendimi i sotëm nuk ka cilësi detyruese nga aspekti i qeverisë.

Ministri i Jashtëm në detyrë i Holandës, Sigrid Kaag, në një fjalim në komision para votimit tha se “qeveria e Holandës mund të flasë për gjenocid nëse ka një vendim detyrues ose gjykim nga gjykata ndërkombëtare, siç është rasti me ngjarjen e Serbrenicës”.

Kaag tha se qeveria holandeze duhet të veprojë e matur në lidhje me pretendimet armene rreth ngjarjeve të vitit 1915, duke shtuar se kjo është çështje mes Armenisë dhe Turqisë.

“Dy vendet duhet të punojnë së bashku dhe të hedhin hap së bashku për t’u pajtuar dhe t’i tregojnë ato që kanë ndodhur”, tha Kaag.

“Për përkufizimin e gjenocideve nevojiten që përcaktuese të jenë gjykimet e gjykatave ndërkombëtare dhe rezultatet e qarta të hulumtimeve shkencore dhe gjetjeve të OKB-së. Qeveria në Holandë vepron sipas Marrëveshjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Gjenocidit”, tha Kaag duke folur për protokolin qeveritar.

Pozicioni i Turqisë mbi ngjarjet e vitit 1915 është se vdekjet në mesin e armenëve në Anadollin lindor në vitin 1915 ndodhën pasi disa morën anën e rusëve pushtues dhe u rebeluan kundër forcave osmane. Një zhvendosje pasuese e armenëve rezultoi në viktima të shumta.

Ankaraja nuk e pranon “gjenocidin” e pretenduar, por pranon se ka pasur viktima në të dyja anët gjatë Luftës së Parë Botërore.

Turqia kundërshton prezantimin e incidenteve si “gjenocid”, por i përshkruan ngjarjet e vitit 1915 si një tragjedi për të dyja palët.

Ankaraja ka propozuar në mënyrë të përsëritur krijimin e një komisioni të përbashkët të historianëve nga Turqia dhe Armenia, si dhe ekspertë ndërkombëtarë për të trajtuar këtë çështje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme