Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, opozita ankohet për mos prezencë të mazhorancës

Gazetar: Zekirija Haxhiu

Shumë pak deputetë të mazhorancës, në debatin mbi amendamentet e opozitës për ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat. Për opozitën ky propozim ligj është antikushtetues. Tonë se edhe Komisioni i Venecias ka dhënë vërejtje se nuk është definuar qartë balancimi mes përfaqësimit dhe meritës ndërsa termat kryesore duhet të definohen në ligj.

“Pra pa definicione dhe pa formulë, si do të garantohet përfaqësimi? Kjo është tendenca e këtij ligji. Pa mekanizëm kontrolli dhe pa pasoja juridike, ligji mbetet deklaratë politike. Nuk është një instrument zbatues. Ligji duhet të jetë instrument zbatues e këtij detyrimi si pasojë e MO dhe detyrimit kushtetues”, tha Halil Snopçe, deputet i Aleancës për Shqiptarët.

Për deputetin Elmi Aziri, qëllimi i Qeverisë është të zhbëhet karakteri multietnik i vendit.

“Përfaqësimi i Drejtë dhe Adekuat i rregulluar në këtë formë siç po e propozon qeveria, të jeni të bindur kolegë se është një mekanizëm kufizues. Nëse kalon ky ligj vendoset një barrierë e pa kapërcyeshme nga vet Qeveria, nga vet institucionet dhe ligji, që të realizohet përfaqësimi i drejtë dhe adekuat”, theksoi Elmi Aziri nga Lidhja Shqiptare.

 Me arsyetimin e mungesës së deputetëve të VMRO-së, deputeti i LSDM-së Fatmir Bytyqi kërkoi pauzë dhe porositi kryetarin e komisionit që të mbledhë të gjithë anëtarët.

“Ja thonë, konsultohuni ju mes vete, kacafytuni me VLEN-in sepse neve nuk na intereson. Sa deputetë të VMRO-së keni? Ata votojnë! Ata kanë 7 nga 14 anëtarë. Ata ju thonë është kryer kjo punë. Ju diskutoni mes vete”, tha Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së.

Opozita ka dorëzuar 31 amendamente të cilat kryesisht kanë të bëjnë me mungesën e mekanizmave ndëshkuese dhe mungesën e kuotës etnike gjatë punësimeve. Amendamentet të cilat janë prezantuar deri tani janë refuzuar të gjitha./Alsat.mk.

The post Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, opozita ankohet për mos prezencë të mazhorancës appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme