Policia e Vlorës ka vënë nën pranga dy persona, njëri prej tyre i akuzuar për vjedhje me dhunë, ndërsa tjetri për plagosjen e një personi.
Policia arrestoi shtetasin S.M. pasi ka goditur me grushta dhe sende të forta një tjetër person. 34-vjeçari akuzohet edhe për prishje të qetësisë publike.
Ndërkaq, policia arrestoi edhe shtetasin Th. H., për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, pasi dyshohet se ka vjedhur nën kërcënimin e një thike një shumë lekësh shtetasit A. M.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



