Policia e konfirmon, në vendin ku u vra i riu në Gjilan u gjet edhe drogë

Vrasja e të riut Egzon Rafuna që tronditi Gjilanin, dyshohet se ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje rreth një borxhi. Të ndaluar për këtë rast janë 5 të dyshuar: Valdrin Halimi, Erdonis Nuredini, Rabit Idrizi, Ardit Sylejmani dhe Blerim Kurti.

Ashtu siç raportuan dje mediat Policia në vendin e ngjarjes përveç armëve ka gjetur edhe drogë, një qese e substancës të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Kujtojmë se dje Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, ndaj 5 të dyshuarve.

Gjithë ngjarja, dyshohet se ndodhi rreth orës 20:40 të 8 nëntorit, në rrugën “Ramize Gjebreja” të lagjes Arbëria, afër shtëpisë së viktimës, Egzon Rafuna, pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi në të holla. Gjatë përleshjes, të dyshuarit kanë gjuajtur 7 herë me dy armë zjarri në drejtim të njëri-tjetrit, ku ka mbetur i vdekur i riu 22-vjeçar.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme