Prova të reja në Kuvend për arrestimin e Belinda Ballukut! SPAK kontrollon banesat e të ‘besuarave’ të ministres! Drejtoreshës së KESH i sekuestrohet për herë të dytë telefoni!

Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kanë ekzekutuar 34 kontrolle ne banesat dhe bizneset e njerëzve të besuar të zv.kryeministres dhe ministres se Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Ballukut.


Sipas Klodiana Lalës: “hetimi për Ballukun po intensifikohen pasi SPAK do të paraqesë në Kuvend prova të reja, pasi ka kërkuar autorizim për arrestim”.

Mësohet se i është sekuestruar telefoni për herë të dytë, Viola Haxhiademit.

Burime bëjnë me dije se Viola Haxhiademit i është kontrolluar banesa, po ashtu dhe i janë sekuestruar dhe pajisje kompjuterike dhe dokumentet.

Aktualisht, Viola Haxhiademi është emëruar drejtoreshë e Korporatës Elektroenergjitike, KESH.

Më herët Haxhiademi ka mbajtur postin e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ky është telefoni i dytë që i sekuestrohet Viola Haxhiademit, kujtojmë që SPAK edhe më parë ka ushtruar kontrolle dhe MIE dhe i ka marrë telefonin, kur ajo ishte Sekretare e Përgjithshme e ministrisë së Energjetikes.

Ndërkohë që kontrollet janë ushtruar dhe pranë Autoritetit Rrugor Shqiptare, dhe pranë KESH.

Po ashtu mësohet se është kontrolluar banesa e shefes së kabinetit të Belinda Ballukut, Sindi Dushku.

Sipas Klodiana Lalës, janë kontrolluar me vendim gjykate dhe shtëpitë dhe biznesi i sipërmarrësve, Ilir Shtufi dhe Rrok Gjoka.

Pjesë e kontrolleve kanë qenë dhe banesat e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme