Zbardhen detaje nga aksioni i SPAK! Kontroll banesës së shefes se Kabinetit të Belinda Ballukut! Në ‘lupë’ edhe shtëpitë e biznesmenëve, Ilir Shtufi dhe Rrok Gjoka

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar 34 kontrolle të ndryshme të ushtruara në kuadër të dosjes së bujshme të AKSHI-t.


SPAK njoftoi se sapo përfundoi të gjitha verifikimet e planifikuara, të njerëzve të besuar të zv/kryeministres Belinda Balluku, e akuzuar gjithashtu dhe e pandehur për tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe.

Gazetarja Klodiana Lala informon se në fokus të kontrolleve kanë qenë Sindi Dushku, shefe kabineti e Ballukut, si dhe bizneset dhe banesa e biznesmenëve Ilir Shtufi e Rrok Gjoka.

Gjithashtu kontrolle janë ushtruar edhe në banesat e zyrtarëve të ndryshëm të ARRSH-së dhe të KESH-it, të gjithë të besuar të ministres së Infrastrukturës edhe Energjisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme