Qeveria heshtazi lejon mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, opozita e quan shkelje të sovranitetit

Qeveria e Kosovës ka lejuar që zgjedhjet presidenciale serbe të mbahen edhe në Kosovë, të cilat do të monitorohen nga misioni i OSBE-së.

“Të dielën, më 2 prill, Misioni i OSBE-së në Kosovë do të ndërmarrë një operacion të grumbullimit të votave, duke hapur katër qendra grumbullimi dhe degë përkatëse nëpër Kosovë me prani të stafit të OSBE-së, në kontekst të zgjedhjeve presidenciale të Serbisë”, thuhet në njoftimin për media.

Ky angazhim i OSBE-së bazohet në modelet e mëparshme të vitit 2012, 2014 dhe 2016. Për të ndërmarrë këtë operacion, OSBE-ja ka marrë një kërkesë nga Beogradi dhe miratimin e Qeverisë së Kosovës.

“Prania e Misionit të OSBE-së në teren ka vënë në dispozicion informata rreth vendeve që do të shfrytëzohen për këtë operacion”, theksohet mes tjerash në njoftim.

Ekzekutivi kosovar ende nuk ka njoftuar zyrtarisht për lejimin e mbajtës së zgjedhjeve serbe në Kosovë. Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, ka thënë se është e papranueshme heshtja e Qeverisë në këtë rast, kur kemi të bëjmë me shkelje të Kushtetutës dhe cenim të sovranitetit.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme