Real Madrid heq dorë nga Leao

Real Madridi nuk do ta blejë sulmuesin e Milanit, Rafael Leao.

Te klubi madrilen janë të kënaqur me paraqitjet e Viniciusit dhe nuk janë të gatshëm të shpenzojnë 100 milionë euro për blerjen e sulmuesit portugez, ka raportuar të hënën “Gazzetta dello Sport”.

Reali prioritet ka blerjen e Jude Bellinghamit nga Borussia Dortmundi për 120 milionë euro. Leao 23-vjeçar me Milanin ka kontratë deri në verën e vitit 2024.

Interesim të madh kanë shprehur edhe Liverpooli, Bayerni, Chelsea dhe Unitedi.

Por, gjasat janë të mëdha që sulmuesi portugez ta vazhdojë kontratën me Milanin. Ai në sezonin aktual në 32 ndeshje ka shënuar nëntë gola dhe ka kontribuar me dhjetë asistime.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme