Serbia pretendon se e ka Ushtrinë me të fortë në rajon

Gjashtë avionë29, 30 tanke dhe 30 automjete të blinduara nga Rusia janë vetëm një pjesë e planit të madh të modernizimit për Ushtrinë e Serbisë, me të cilat ajo do të tregojë se është më e forta në rajon.

Në planin e madh të modernizimit të ushtrisë janë të përfshira sa më shumë armë.

Kështu do të ndodhë me Ushtrinë serbe e cila deri vonë nuk kishte para as për uniforma të reja , ndërsa tani do t’i ketë pajisjet më moderne në historinë e kohëve të fundit, transmeton lajmi.net.

Më të kërkuarit që të vijnë nga Rusia janë ‘avionët 29’ si dhe automjetet e blinduara.

Avionët mirëpo dhe T-72 kërkojnë riparim dhe modernizim, ndërsa shpenzimet do të mbulohen nga donacioni.

“Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se ai do të nënshkruaj dekretin dhe do të ndërmarrë hapa të mëtejshëm. Ne kemi kërkuar nga pala ruse për ndihmë ushtarake-teknike mbi bazën e Marrëveshjes Teknike Ushtarake e cila në vend lehtëson procedurën dhe shumë shpejt hyjmë në posedim të avionit dhe fillojmë me riparime dhe modernizim. Serbia do të ketë një flotë moderne të avionëve që do të jetë në gjendje të mbajë plotësisht qiellin e sigurt dhe do të jetë një garantues i sigurisë së qytetarëve”, ka thënë Zoran Djordeviq, ministër i Mbrojtjes.

Sipas tij, është interes i Serbisë për t’i riparuar ‘avionët 29’ në Serbi.

Përveç modernizimit të aviacionit dhe automjeteve të blinduara plani është për të forcuar mbrojtjen dhe për të vazhduar bisedimet me Rusinë për blerjen e pajisjeve tjera ushtarake. Është fjala për raketa anti-ajrore.

‘Blici’ serb thotë se me posedimin e këtyre armëve mund të flitet për rilindjen e ushtrisë serbe në shekullin 21.

Serbia ka nënshkruar një kontratë me ‘Airbus’ për blerjen e nëntë helikopterëve H145M. Gjashtë prej tyre do t’i marr Ushtria serbe dhe tre Ministria e Punëve të Brendshme, këtë helikopterë janë të prodhuar në SHBA.

Analisti ushtarak, Aleksandar Radiq ka thënë se blerja e ‘avionëve29’ është blerja e kohës.

“Këta avionë janë shpëtimtarë sepse pa ata praktikisht ne nuk kemi asgjë prej avionëve. Në ‘avionët29’ duhet vënë pilotë të rinj dhe personel. Pyetja është se me çfarë qëllimi po bëhet modernizimi i tyre, pasi që ata janë të moshe 30 vjeçare ndërsa kufiri i sipërm i tyre është 40 vite. Kam frikë se në vitet e ardhshme do të ketë probleme për modernizimin e tyre pasi do ketë mungesë të pajisjeve dhe të shpronësimit. Prandaj profesionistët, politikanët dhe ekonomistët duhet të bëjnë një hulumtim mbi avionët luftarakë”, ka thënë Radiq.

Sipas të gjitha gjasave gjashtë ‘avionë29’ do të kenë problem për t’u transportuar deri në Serbi pasi ka shumë pengesa ligjore dhe komplikime.

Nëse nuk ka mundësi transporti fluturimi për të shkuar në Serbi do të jetë edhe më i vështirë pasi ata nuk mund të fluturojnë mbi vendet të cilat janë anëtare të NATO-së.

Për këtë Rusia duhet të marrë leje nga të gjitha vendet anëtare./Lajmi.net/

amlktkqturbxy9iytc4ndkynzi4ytjiyzm1zdhlodvjmwfmodi3mdc2zc5qcgvnkpuczqmuamldlqlnadyawsm 9spktkqturbxy8znjfhogqzytk1mgfmytk1n2e2ogywzdeznzmyzdc2ms5qcgvnkpuczqmuamldlqlnadyawsm zmcktkqturbxy85mwqxn2u0ndkxyjlkmgexowu0ngvmymm3zja2ndu5ni5qcgvnkpuczqmuamldlqlnadyawsm uj0ktkqturbxy80ymvlywnmmgq5mgrmzmm1mtewntg2zdyxytfkyjzmys5qcgvnkpuczqmuamldlqlnadyawsm bnoktkqturbxy80otk0mzq0y2m5otqzogq4mde4yzvjmzi3mjiwymmwmc5qcgvnkpuczqmuamldlqlnadyawsm

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme