Serbia vazhdon lobimin kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO

Ambasadori serb në UNESCO, Darko Tanaskoviq ka thënë se Kosova si vend jo anëtar në OKB do ta ketë vështirë t’i fitojë votat e nevojshme për pranim në UNESCO, derisa shtoi se Serbia nuk ka arsye të qëndrojnë pesimist.

Darko Tanakoviq, ka thënë se 29 vente e kanë njohur Kosoven, por se i njëjti numër është që nuk e kanë njohur Kosovën nga Këshilli Ekzekutiv, transmeton Gazeta Express.

“Nëse Kosova do të kalonte në Këshillin Ekzekutiv, ai vendim do të shkonte në konferencën e përgjithshëm ku Kosova, si jo-anëtare e OKB-së, duhet të nxjerrë një shumicë të përgjithshme prej dy të tretave, që nuk është aspak e lehtë, siç është dëshmuar edhe më 2015”, ka thënë Tanaskoviq për RTS.

Ai thotë se e ka të vështirë të flasë për rezultatin e kërkesës së re nga Prishtina në anëtarësim në UNESCO.

“Tani çdo gjë është e pasigurt, por ka arsye për t’u besuar se Kosova mund të ketë vështirësi në anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare”, shton Tanakoviq.

Tanakoviq ka thënë se një nga argumentet kryesore të pajtimit të Serbisë në pranimin e Kosovës në UNESCO, është se do të ishte mirë që kishat dhe manastiret serbe në Kosovë të mbrohen.

Megjithatë, ai thotë se Serbia i vazhdon përpjekjet për t’i bindur vendet që ende janë të pavendosura për këtë çështje./GazetaExpress/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme