SPAK ka përfunduar hetimet për Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe nënën e saj, Fatime Kryemadhi, në kuadër të një dosjeje që lidhet me hetime mbi pasurinë dhe dyshimet për korrupsion.
Sot në orën 10:00 ishte planifikuar njoftimi zyrtar për Metën, por ky proces është shtyrë. Avokati i tij, Kujtim Cakrani, ka paraqitur një kërkesë për shtyrje, duke deklaruar se ndodhet me pushime. Për pasojë, SPAK do ta njoftojë Metën ditën e hënë.
Ndërkohë, Monika Kryemadhi dhe nëna e saj pritet të njoftohen për përfundimin e hetimeve sot pas mesditës. Hetimi është pjesë e një hetimi më të gjerë që ka zgjatur disa muaj dhe që ka përfshirë kontroll të pasurive dhe transaksioneve financiare të familjes.



