Spiunohet S-Class i ri, Mercedesi me teknologjinë më të lartë ndonjëherë

Gjenerata e ardhshme e Mercedes S-Classit të ri, i cili do të zbulohet gjatë vitit të ardhshëm, është spiunuar gjatë testimit.

Mercedes ka kamufluar shumë mirë S-Classin gjatë testimit, pasi që nuk shihen detajet e tij, transmeton Koha.net.

S-Classi i ri nuk do të ketë shumë ndryshime të mëdha nga modeli paraprak në eksterier, por se do të adaptoj ‘fytyrën’ e dritat e reja të Mercedesit.

Përderisa ndryshimet në eksterier nuk do të jenë të mëdha, nga brenda do të ketë ndryshime të shumta.

Sistemi i ‘argëtimit’ si dhe i instrumenteve do të zëvendësohet nga një ekran i madh në qendër, në stil të Teslas.

S-Classi do të jetë vetura me teknologjinë më të lartë që kjo firmë do të ofrojë, me një varg sistemesh për asistim të shoferit në vozitje e disa lloje të motorëve elektrik.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme