Veliaj: Tryezat dhe kauzat e përbashkëta nënkuptojnë bashkim kombëtar

Tryezat dhe kauzat e përbashkëta nënkuptojnë bashkim kombëtar, për dallim prej titujve bombastik që i shohim në media. Kështu ka deklaruar kryetari i Bashkësisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili në një takim me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin, ka thënë se gjatë vizitës së tij në Prishtinë, ka takuar shumë bashkëpunëtorë.

I pari i Bashkësisë së Tiranës deklaroi se është impresionuar me frymën e punës në komunë, gjë që sipas tij, vlen më shumë se të ardhurat, financat apo çka do tjetër.

Në anën tjetër, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, bëri të ditur se gjatë takimit me Veliajn, kanë konkretizuar idetë për takimin e radhës që do të mbahet në Tiranë më 26 dhe 27 nëntor të këtij viti, ku do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Tetova, Presheva e Ulqini.

 

Sipas tij, në bisedimet e këtij takimi do të përfshihet digjitalizimi, mjedisi, transporti e fusha të tjera.