Sakte.net / E martë, 11 Tetor 2016 – 12:48
Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, duke folur për dy vjedhjet në dhomën e dëshmive në Policinë e Kosovës, në vitin 2009 respektivisht në vitin 2012, ka thënë se hetimet janë në proces.
Ai ka thënë se rasti i vjedhjes se drogës në dhomën e dëshmive, e cila ka ndodhur në vitin 2009, ka kaluar në kompetencën e EULEX-it aso kohe, duke shtuar se “Policia e Kosovës ka raportuar se janë duke e vëzhguar këtë situatë”.
“Në momentin që do të paraqiten prova të reja, prokuroria dhe Policia do të duhet të merren me këtë rast, pavarësisht që i ka kaluar EULEX si lëndë, që për shkak të afateve ligjore për fat të keq është vjetruar lënda”, ka theksuar Hyseni.
Ai më tutje ka thënë se sa i përket vjedhjes në dhomën e dëshmive në Pejë në vitin 2012, Inspektorati në bashkëpunim me policinë, është ngritur kallëzim penal, ku janë zhvilluar procedura dhe dëshmi në gjykatë.
“Janë paraqitur dëshmi të reja, ku inspektorati me Policinë janë duke zhvilluar hetime, dhe hetimet janënë progres”, ka shtuar Hyseni. /Telegrafi/