Zbulohet dokumenti i “Cambridge Analytica” që kishte ujitur fitoren e Trump

Projekti sesi “Cambrdige Analytica” pretendonte se kishte fituar Shtëpinë e Bardhë për përdorimin e Google, Snapchat, Twitter, Facebook dhe Youtube nga Donald Trump është zbuluar për herë të parë në një dokument të brendshëm të kompanisë e siguruar nga mediumi britanik “Guardian”.

Projekti prej 27 faqeve ishte bërë nga zyrtarët e “Cambridge Analytica” të cilët kanë punuar në fushatën elektorale të Trumpit në vitin 2016.

 Një ish punonjës shpjegon detajisht teknikat që janë përdorur për t’i joshur votuesit amerikanë për ta votuar Trumpin.

Hulumtimet intensive të studimit, modelimi i të dhënave dhe algoritmet optimizuese u përdorën për të shpërndarë 10, 000 reklama të ndryshme për audiencë të ndryshme në muajt që çuan në zgjedhje. Reklamat janë shikuar miliarda herë, thuhet sipas studimit, raporton “The Guardian”, transmeton Periskopi.

Megjithatë dokumenti përmban shumë pak informacion rreth asaj se si fushata ka përdorur të dhënat e Facebook. Në një faqe, sugjeron se “Cambridge Analytica” ishte e aftë të vëzhgonte në mënyrë efektive mesazhet nga votues të ndryshëm, duke i dhënë kompanisë dhe fushatës reagime të vazhdueshme rreth niveleve të angazhimit në platforma të tilla si Twitter, Facebook dhe Snapchat.

Kjo do të thoshte se algoritmet mund të përditësoheshin dhe përmirësoheshin vazhdimisht për të ofruar mijëra mesazhe të ndryshme tek votuesit varësisht nga profili i tyre.

Votuesit në zonat ku aktiviteti në internet sugjeroi se ata mund të ishin përkrahës të Trumpit u shfaqën në një imazh triumfues të kandidatit dhe ndihmuan gjetjen e vendit të tyre të votimit më të afërt.

Një nga skedat përfundimtare shpjegon se si kompania përdorte reklama që paguheshin për Google në zbatimin e “reklamave të kërkimit të bindjes”, për të nxitur rezultatet e kërkimit të pro-Trump dhe anti-Clinton nëpërmjet objektit kryesor të kërkimit të kompanisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme