Zbuloni se kush ju ka fshirë nga Facebook

 

“Who deleted me” do të bëhet miku juaj më i mirë

Nëse kohët e fundit keni vënë re që numri i miqve tuaj në rrjetet sociale po ulet papritur, ekziston një program i titulluar “Who deleted me”, që zbulon se kush ju ka braktisur.

Ky program i ri pasi ka kontrolluar miqtë e tu të njofton kur çdokush merr guximin të të hekë nga rrethi i miqve nga rrjetet sociale.

Pasi ke hyrë në rrjet, programi bënë kontroll mbi miqtë aktual dhe çdo herë që kthehet e krahason versionin e fundit me atë të ruajtur. Më pas ai të informon kush janë miqtë që mungojnë dhe nëse ata kanë çaktivizuar llogarinë e tyre apo të kanë hekë nga lista e miqve. Vetëm se ky program nuk zbulon miqtë e hequr në të shkuarën, por vetëm ata që ju heqin aktualisht, pasi e keni shkarkuar atë në telefonin tuaj.

Programi apo aplikacioni ju mundëson ruajtjen e njerëzve që edhe vetë keni fshirë, por kujdes sepse edhe miqtë tuaj mund të jeni duke e përdorur këtë program fantastik gjithashtu.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme