“BDI – së nuk po i ndodh asgjë më shumë sesa që përballen me mallkimin e popullit të tyre të cilin e përbuzën 15 vite”

Xhevdet Pozhari

BDI – së nuk po i ndodh asgjë më shumë sesa që përballen me mallkimin e popullit të tyre të cilin e përbuzën 15 vite. Ku ka dënim më të ashpër dhe zjarr më përvëlues se kaq?!
Mos e pafsha as hasmin në lëkurën tuaj!
E sa për sulmet ndaj meje, pushka top ju bëftë. Nuk e kam ndërmend kurrë të hesht sa herë që tentoni 700 mijë shqiptarë në Maqedoni kurdo që ju duhet për politika ditore t’i shpallni turq, arab, “monstra”… Të lejoni të vriten luftëtarë si Harun Aliu, e më pas të dilni t’i vajtoni, të sulmoni e shkatërroni gjithçka që nuk ka vulën e partisë tuaj, ta shpërfytyroni çdo vendbanim shqiptar me permendore cirkuzante që kapin shifrën e 1 miliardë eurove dhe të tentoni të hedhni mjegull derisa lagjet shqiptare ngjajnë si në qytete të mesjetes ku mungojnë kushtet elementare, uji, kanalizimi… Të lejoni helmimin e qyteteteve shqiptare, të rrënoni çdo temel të shqiptarisë – siç ishte rasti me themelet e shtëpisë së humanistes Nënë Tereza, të zhdukni gjurmët e kulturës – siç ishte rasti me Burmali Xhaminë dhe sërish të tentoni të paraqiteni si “shpëtimtarë të shqiptarisë”, ju që për gjithë këto vite i shërbyet vetëm “sasho – mashove” të cilët selinë qendrore e kanë në Rusi.

30 mijë shqiptarë në protestë, përgjysmimi i votave të juaja, janë dëshmia më konkrete se fundi i rrugaçërisë partiake nuk është larg.
Shihemi së shpejti në Maqedoninë shqiptare!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme