Abdixhiku: Sistemi arsimor në Kosovë po prodhon fuqi punëtore të padobishme (Video)

“Ne nuk e kemi aftësuar mjaftueshëm fuqinë punëtore. Kur them për aftësim, nuk e kam fjalën për dhënie të diplomave sepse ka një mani të qytetarëve, të rinjve dhe të rejave tona që të vrapojnë pas diplomave. Sot i kemi diku rreth 120 mijë studentë në të gjithë Kosovën që kalojnë nëpër një sistem të edukimit që në masën më të madhe, me përjashtime, ky sistem i prodhon si të papunë ose të paktën i mban si të papunë”, kështu ka deklaruar ndër të tjera drejtori i institutit RIINVEST dhe publicisti Lumir Abdixhiku në intervistën “Saktë”.

Sipas Abdixhikut, i gjithë sistemi i edukimit që nga shkolla fillore e deri tek arsimimi pasuniversitar nuk bën asgjë tjetër pos që prodhon një fuqi punëtore të padobishme. Ai ka shprehur edhe habinë se edhe persona që kanë diploma të ndryshme, prapë janë të papunë dhe janë të pafuqishëm të gjejnë punë qoftë në Kosovë apo jashtë saj.

“Ne jemi në javën që janë bërë  publike rezultatet e testit të PISA – s, të 15 vjeçarëve të testuar, 5.161 nxënës në gjitha shkollat e Kosovës janë testuar dhe pamë rezultate që tregonin se jemi në top 3- shin e fundit të botës sa i përket leximit, shkencës dhe matematikës – tri elementeve bazë për të pasur një arsim cilësor”, ka thënë Abdixhiku.

Ai është shprehur se përgjegjësi kryesor për kualitetin e mësimdhënies në Kosovë janë institucionet, pa amnistuar edhe mësimdhënësit.

“Në masë të madhe ky sistem, këta mësimdhënës po prodhojnë të paditur”, ka deklaruar Lumir Abdixhiku në intervistën Saktë.

Intervistën e plotë me Lumir Abdixhikun mund ta ndiqni në vegëzën e mëposhtme.

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme