Barcelona, PSG dhe Arsenal në garë për talentin brazilian 15 vjeçar

Arsenali e Barcelona rivalizojnë PSG për shërbimet e 15-vjeçarit të Palmeiras

Një tjetër talent i Palmeiras, pas Endrick, po merr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane.
Skuadra e Barcelonës dhe ajo e Arsenalit i janë bashkuar garës me PSG, për të siguruar kartonin e 15-vjeçarit të Palmeiras, Estevao Willian, mëson ‘Goal’.

15-vjeçari ka bërë përshtypje në akademinë e të rinjve të skuadrës braziliane dhe tashmë ka qenë objekt i një oferte nga PSG e cila u refuzua nga Palmeiras. Që atëherë, Arsenali dhe Barcelona kanë qenë në kontakt me përfaqësuesit e tij, kanë thënë burime të afërta me lojtarin, për ‘GOAL’.

Skuadrat kryesore të Evropës do të duhet të presin pak para se të nënshkruajnë me Ëillian pasi ai nuk do të lejohet të kalojë në një ligë tjetër derisa të mbushë 18 vjeç në prill 2025.

Ylli në rritje tashmë po luan në Palmeiras U-17 dhe së shpejti do të shtyjë për një vend në ekipin A nëse vazhdon të përparojë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme