EMRI/ Gjendet një person i vdekur në anë të rrugës në Milot, Policia: Është përplasur nga një automjet!

Gjendet një person i vdekur në Milot të Kurbinit. Bëhet fjalë për shtetasin Zef Keci, 68 vjeç, banues në Rrëshen.

Paraprakisht dyshohet se, personi i gjetur pa shenja jete është aksidentuar, pasi në vendin e ngjarjes duken disa copa makine që dyshohet se mund ta ketë përplasur dhe është larguar më pas.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në morgun e qytetit ku pritet ti bëhet ekspertiza e nevojshme.

Njoftimi i Policisë së Kurbinit:

Informacion paraprak / Rreth orës 11:30, në aksin rrugor Milot -Kryqëzim i Arbërisë, është gjetur në anë  rrugës nga kalimtarët, pa shenja jete, shtetasi Z.K. 68 vjeç, banues në Rrëshen. Nga veprimet hetimore paraprake të kryera,  dyshohet që të jetë aksidentuar nga një mjet në lëvizje. Në vendin e ngjarjes, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, pjesë të mjetit që dyshohet që e ka aksidentuar. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme