ER W70, vetura e re amerikane super-sportive

ER W70 është vetura e re amerikane super-sportive, e frymëzuar nga LaFerrari, e cila do të ndërtohet në një seri të kufizuar prej 70 njësive.

Versioni bazë do të ketë motor 7.0-litër LS7 V8 me kapacitet prej 626 kuajfuqi, në kombinim me marshin manual me gjashtë shpejtësi, si dhe do të ketë sistemin e tërheqjes në rrotat e pasme.

Në ky version bazik nuk është i mjaftueshëm për ju, atëherë në dispozicion është edhe versioni më i fuqishëm me motor Twin-Turbo e me kapacitet prej 900 dhe 1200 kuajfuqi, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, ER W70 vjen edhe me disa elemente nga alumini dhe fibra të karbonit (spoiler i përparmë, difuzer i pasmë, vrima për ajër, pragjet, pasqyrat..), amortizatorët me ajër, si dhe me sistemin infotainment me ekran të ndjeshëm në prekje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme