NATO e shqetësuar me deklaratat e Edi Ramës për ‘Shqipërinë e Madhe’

Deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama se nëse jo në Bashkim Evropian atëherë do të ndodhë bashkimi kombëtar, kanë nxitur reagim të madh.

Përveç nga zyrtarët e lartë shtetërorë, kjo ka nxitur edhe reagimin e NATO-s, të cilët janë të shqetësuar me këto deklarata.
NATO e shqetësuar me deklaratat e Edi Ramës për ‘Shqipërinë e Madhe’
NATO e shqetësuar me deklaratat e Edi Ramës për ‘Shqipërinë e Madhe’
18 Prill 2017 • 20:43 •
Deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama se nëse jo në Bashkim Evropian atëherë do të ndodhë bashkimi kombëtar, kanë nxitur reagim të madh.

Përveç nga zyrtarët e lartë shtetërorë, kjo ka nxitur edhe reagimin e NATO-s, të cilët janë të shqetësuar me këto deklarata.

Të paktën kështu ka thënë një zyrtar në shtabin e NATO-s për agjencinë Beta.

Ky zyrtar ka thënë se NATO-s dhe komuniteti ndërkombëtar kanë një rol të mbështetjes dhe zgjidhjen e problemeve në rajon dhe Ballkan, transmeton lajmi.net.

“NATO dhe Bashkimi Evropian kanë interesa strategjike për një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm”, ka thënë ky zyrtar i NATO-s.

Ai ka theksuar se KFOR-i do të vazhdojë ta luajë rolin mbështetës për njerëzit në Kosovë në përputhje me mandatin e Kombeve të Bashkuara.

“Stabiliteti dhe siguria e rajonit janë me rëndësi për sigurinë e Evropës, dhe këtë e do edhe NATO. KFOR do të vazhdojë të luajë rolin e saj dhe të jap mbështetje për njerëzit në Kosovë, në përputhje me mandatin e Kombeve të Bashkuara”, ka shtuar zyrtari i NATO-s.

“Ne besojmë se ata duan një të ardhme të përbashkët euroatlantike, sepse në këtë mënyrë do të përfitojnë qytetarët e këtyre vendeve”, ka përfunduar ai.

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar ministri jashtëms serb, Ivica Daçiq, ai i brendshëm Stefanoviq, ministri i mirëqenies sociale, Aleksandr Vulin dhe gjithashtu edhe Marko Gjuriq.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme