Deputeti socialist Erion Braçe, ka kërkuar përgjigje nga ministria e Bujqësisë në lidhje me problematikat me të cilat përballet sot bujqësia.
Braçe tha se problemi i parë është rritja deri në 3 herë më shumë e çmimeve të imputeve bujqësore.
Ai akuzoi se tregu është i kapur dhe se janë vetëm dy apo tre subjekte, që zotërojnë 95-98% të tregtisë së një produkti.
Braçe u shpreh se: Kemi 3 probleme të mëdha në bujqësi. I pari, çmimet e rritura deri në 3 herë të imputeve bujqësore, ndryshimet e klimës me impakt të fortë në ciklet e prodhimit, nevojën për ujë jashtë sezoneve normale dhe burimet ujore.
Shkretëzimi i tokave nga përdorimi masiv i puseve nëntokësore veçanërisht afër brigjeve detare, siç është në Divjakë. Për problemin e parë, qeveria është dorëzuar, ka ngritur duart lart dhe po përsërit vetveten s’kemi ça bëjmë është tregu’.
Tregu është i kapur dhe i përqendruar. 2-3 kompani që zotërojnë 95-98% të tregtisë së një produkti nuk bëjnë treg. Agro Blend dhe MBM zotërojnë 92% të tregut të uresë, 98% të tregut të dapit, Agrohelm dhe Besbiku 93% të tregut të nitratit. I kemi krijuar ne me vendime këto. Gruri del me humbje, misri me fitim që nuk arrin pagën minimale, blegtoria, lopët, dalin me humbje. Këtu mbivendoset edhe problemi i madh i çmimeve në shitje që favorizojnë grumbulluesit dhe kurrë bujkun e fshatarin. Uji i munguar për vaditje than gjithçka. Ka problem për të sigurua ujin e ëmbël për vaditje.
Lushnja dhe Divjaka kanë 4 degë për vaditje, e Çukasit që vadit gati 10 mijë hektarë dhe është rehabilituar. Dega e Krutjes ujit 8600 hektarë. Kjo vjeshtë do kthehet në problem për shkak të çmimit të naftës. Një pjesë e skemave ujitëse nuk janë plotësisht të rehabilituara, mbeten qindra hektarë tokë pa vaditur e pa kulluar. Përdoren pompa, kostoja shkon shumë që nuk përballohen dot tani.
Problemi më i madh që kemi do të jenë burimet ujore dhe dua të dëgjoj shumë për atë që do të jetë problemi më i madh, uji.
Në reagimin e saj, Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca foli për investimet dhe përpjekjet për modernizim të ujitjes, por përmendi problemin e sistemit të ndërtimeve në këto qytete. Sipas saj, në ato zona ka edhe shtëpi me leje për të cilat duhet negociuar.
Reagimi i Frida Krifcës:
Shqipëria ka nevojë për ujë. Procesi i përvetësimit të ujitjes ka qenë prioritet ne Shqipëri dhe bujqësi. Janë investaur 23 miliard lekë. Lushnja dhe Divjaka ka qenë më e përfaqësuar në këto investime. Janë krijuar shumë rezervuar duke sistemiuar 24 km kanale dhe 30 për qind e hidrovoreve të vendit. Sipërfaqja e ujit është dy herë më e madhe se në vitin 2013. Përpjekjet kanë pasur impakt në Divjakë. Kjo zonë ka përfituar nga projektet e ujitjes dhe Bankës Botërore, duke rritur potencialin e saj maksimal.
Projektet janë rritur për zonën e Lushnjes. Por ka akoma nevojë për ndërhyrje, në fushën e Tërbufit dhe Divjakës. Dega e Tërbufit mbulon me ujitje 4600 hektarë. Por 3000 hektarë nuk ujitet akoma për shkak të investimeve në kanalet ujitëse. Për degën e Lushnjes u përgatit projekti për rehabilitimin e ujitjes por nuk u financua por u ndal në dy faza. Banka Botërore finnacoi vetëm fazën e parë, pasi zoant e banuara kanë objekte me leje dhe pa leje, do llogaritje më të saktë. Kjo fazë e parë e projektit përfshin 13 km, deri në Lushnje. Faza e dytë ka impakt të madh. Pas konsultimeve do shikohet se si të zgjidhet ky problem. Për sa i përket Tërbufit dhe Çermës, ujitja është realizuar me ngritje mekanike. Por akoma nuk është mundësuar ujitja me stacione pompimi, kryesisht për arsye energjitike. Ujitja mbetet e vështirë por ka akoma nëvojë për investime.



