Shqiptarët në Maqedoni nuk kanë liderë, por “lideruca”

Shkruan: Fejzi HAJDARI

O lideruca frikacakë të partive shqiptare (njëlloj jeni, pak a shumë, të gjithë. Betohem!), mos prisni se Zaevi dhe Gruevski, tua falë të drejtat kombëtare shqiptare. Ato ju takojnë, por duhet të demonstroni seriozitet, dije dhe guxim. Asnjërën nga këto s’e keni. Ju betohem!

Por, Zaevi nuk mund t’i thirrë partitë shqiptare dhe të organizoje Kuvendin e shpalosjes së interesave të shqiptarëve. Aibën atë që mendon se duhet me e bërë, si lider i LSDM-së, e cila kryesisht ka elektorat maqedonas 95%. Pikë!
Çështja është se: Çfarë kërkojnë partitë shqiptare?
Në fakt, përpos kërkesave ekskluzive për fushata zgjedhore RIDEFINIM, PARLAMENT DYDHOMëSH, RREGULLIM TË RI SHTETËRORË…, dhe dëshirave që ngelën (në letër) në Platformat politike shqiptare, që defilojnë që nga vitit 1991, faktori politikë shqptarë, nuk po tregon seriozisht, në praktikë, se është i interesuar (se ka potencë) të bëjë më shumë se kaq.
Partitë shqiptare, për tu imponuar si puna e Zaevit (pra si faktor relevant dhe i rëndësishëm), duhet të zgjohen nga gjumi njëherë e përgjithmonë, dhe të harmonizojnë kërkesat me karakter kombëtarë, me qëllim që kur t’i artikulojnë, të kenë mbështetje nga i gjithë faktori politik shqiptar. Në këtë mënyrë do të dëshmohej serioziteti dhe këmbëngulësia në kontekst të realizimit. Përndryshe, vaj halli për neve. Ikën të gjithë jashtë, në mungesë të perspektivës…
O lideruca frikacakë të partive shqiptare (njëlloj jeni, pak a shumë, të gjithë. Betohem!), mos prisni se Zaevi dhe Gruevski, tua falë të drejtat kombëtare shqiptare. Ato ju takojnë, por duhet të demonstroni seriozitet, dije dhe guxim. Asnjërën nga këto s’e keni. Ju betohem.

Nuk është mirë që ju nëpërmjet zhurmën e anëtarësisë që ë nxisni, të përpiqeni t’u fshehni dështimet. Pas zgjedhjeve të gjithë jeni vetkënaqur, ia keni fut gjumit. Nuk bëhet politikë duke shku me përhajrë për dasma e fejesa (e syneti) dhe raste vdekje! Turp të keni. Ashtu doni ta mashtroni popullatën?! Bëjuni burra, dhe pranoni se nuk keni bythë për t’i dalë ballë kërkesave legjitime kombëtare shqiptare, sepse keni frigë nga Mijallkovi, e keni tmerr dhe frikë Gruevskin…., nesër jam shumë i sigurtë, frigën do ta keni edhe nga Zaevi.
E dini pse? Sepse jeni frigacakë dhe ju mungon guximi. Kur ua themi një ide, arsyetoheni si gra: A nuk është rrezik kjo punë?? Silleni si shoqata humanitare… Pushtetin e doni për dicka tjetër, dhe jo për t’i realizuar të drejtat legjitime kombëtare të shqiptarëve.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme