‘Çmenden’ Sheikët e Newcastle, ofrojnë 80 milionë euro për yllin e Real Madridit

Newcastle Unitedi i ka bërë Real Madridit ofertë zyrtare për mesfushorin Aurelien Tchouameni, raporton “Daily Mail” të martën.

Bëhet e ditur se ekipi anglez ka ofruar 80 milionë euro për ta bindur Realin në lirimin e francezit gjatë kësaj vere.

Tchouameni pritet të largohet nga Real Madridi, ekip që për kartonin e tij po kërkon të paktën 100 milionë euro.

23-vjeçari po shihet si përforcim i rëndësishëm te ekipi anglez, i cili do të bëjë të pamundurën për ti siguruar shërbimet e tij për edicionin e ardhshëm.

Ai ka kontratë me Realin deri në vitin 2028, ndërsa verën e shkuar iu bashkua ekipit spanjoll nga Monaco. Në edicionin e tij te parë te Reali, Tchouameni pati 50 paraqitje dhe 4 asistime në të gjitha garat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme