Useini vazhdon me Prishtinën

Muhamed Useini vazhdon me Prishtinën.

Muhamed Useini e ka vazhduar kontratën me FC Prishtinën edhe për një vit.

Lajmi u bë i ditur këtë të martë nga klubi kryeqytetas përmes një njoftimi të lëshuar në faqen zyrtare, shkruan Gazeta Express.

34-vjeçari nga Tetova është pjesë e Prishtinë që nga fillimi i sezonit të kaluar.

Ai në total i ka zhvilluar 38 ndeshje, teksa i ka realizuar tre gola dhe e ka bërë një asistim.

Muhamed Useini u shpreh i lumtur për arritjen e marrëveshjes së re me Prishtinën.

“FC Prishtina është klubi më i madh në Kosovë dhe jam shumë i lumtur që e gjetëm gjuhën e përbashkët për ta vazhduar bashkëpunimin. Që nga dita e parë që kam ardhur në skuadër, jam munduar që ta jap më të mirën time në fushën e gjelbër. Për fat të mirë në këtë edicion e fituam edhe Kupën e Kosovës. Besoj se edhe në edicionin e ri do të luftojmë për trofe ashtu siç Prishtina ka bërë gjithmonë”, u shpreh ai për faqen zyrtare të klubit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme